Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA kërkon ekstradimin e djalit të El Chapo

08:09 / February 28, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
el chapoooo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA-të i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017. Sipas zëdhënësit, ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm.

Ovidio Guzman u arrestua në fillim të janarit pranë qytetit Culiacan në shtetin verior të Sinaloa, në një operacion që u kushtoi jetën 10 ushtarëve. El Chapo i cili bazoi perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA për trafik droge prej 25 vjetësh.

Ovidio Guzman siguroi një urdhër gjykate në janar që bllokonte ekstradimin e tij të menjëhershëm në SHBA dhe një gjykatës i dha Shteteve të Bashkuara deri më 5 mars për të paraqitur një kërkesë ekstradimi.

Ovidio Guzman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.