Duke marrë shkas nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri që mori mijëra jetë njerëzish, arkitekti Cameron Sinclair tregoi përmes një videoje në “TikTok” se nuk vret tërmeti, por ndërtesat e dobëta.
Ai thotë se Turqia është një nga vendet e vetme në botë që ka pasur gabime të përsëritura në ndërtim. Që nga vitet 1930 arkitekti thotë se ata kanë lejuar të ndërtohen objektet ndonëse e dinin se nuk ishin të sigurta dhe të forta.
Sinclair thotë se kur ndërtohen objektet e forta, në parim me kodet ndërkombëtare të ndërtimit nuk do të kishte fatkeqësi të bëra nga njeriu si rezultat i asaj natyrores.
“Ndërtesat nuk janë vetëm lëkurë, duhet të kenë edhe ‘kocka’. Duhet të kesh ‘kocka’ të mira të një ndërtese, dhe kjo do të thotë se duhet të përforcim që mund të përballojë dridhje sizmike”, deklaroi ai.
“Ajo që keni parë në disa nga shkatërrimet, nëse shikoni disa nga fotot do të shihni që përforcimi mungon plotësisht. Ata nuk vendosën armaturë çeliku në beton. Me kuptimin e plotë të fjalës ishte një shtëpi letrash, por një shtëpi letrash shumë vdekjeprurëse”, deklaroi eksperti.