Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD-së, Bylykbashi: Rama që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli i dhunës verbale

10:27 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OERT BYLYKBASHI frame 702 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e grupit të Sali Berishës në PD, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën që në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, të jenë të pranishëm edhe deputetët e përjashtuar të opozitës. Po ashtu ai tha se qeveria luan me dy standarde, duke iu referuar faktit që edhe pse ofendoi në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali nuk do të përjashtohet nga punimet e Parlamentit.

“Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë po përdor si dhunim ndaj deputetëve të opozitës me qëllim që të pengojnë praninë e deputetëve në sallë.

Kemi kërkuar thjesht mbajtjen e mocionit dhe ngritjen e komisionit për çëshjten Mc Gonigal. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, është standart i dyfishtë. Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale. Nuk presim zgjidhje nga kjo gjë”,-tha Bylykbashi.

Kujtojmë se në vendimin e sekretariatit të Etikës të datës 21 shkurt u përjashtuan nga seancat plenare 6 deputetë të opozitës për shkelje të etikës. Për 4 prej tyre, konkretisht për Edmond Spahon, Elda Hotin, Sorina Kotin, Oerd Bylykbashin përjashtimi është ende në fuqi.

Sa i përket protestës së 3 marsit, Bylykbashi tha se do të jetë e jashtëzakonshme kundër të keqes që lidhet me Ramën.

“3 marsi protestë e jashtëzakonshme kombëtare kundër kulmimit të kësaj të keqeje që lidhet me centralizmin autokratik të Edi Ramës. E ka bërë këtë duke goditur çdo lloj parimi kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe demokracisë. Afera McGonigal është e lidhur drejtpërdrejt me këtë përpjekje të tij për të shkatërruar opozitën. Atje do të jetë mocioni më i madh që do t’i tregojnë Ramës”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.