Në përgjigjet e tija për 14 herët që përmendet në aktakuzën për çëshjten McGonigal, kryeministri Edi Rama dha sinjale që nga SHBA do të vijë një tjerër shpallje “non-grata”.
Rama tha se opozita e shikon Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara si një byrektore, duke iu referuar informacioneve që e shpallën “non-grata” Sali Berishën.
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.
