Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë pyjore në Adana të Turqisë. Dy të rinj, të cilët sapo ishin fejuar, janë gjetur të masakruar. Si pasojë e plagëve të rënda, burri mbeti i vdekur në vend, ndërsa vajza u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Por, ajo nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital.
Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se autori i kësaj masakre sipas policisë është babai i vajzës, i cili pas kryerjes së krimit, është parë nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi. Viktimat janë Abdülsamet Kocaman, 27 vjeç dhe Zülfiye Dopoğlu, 24 vjeç, vajza e autorit.