Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ditën e djeshme në Tiranë.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist u shpreh se gjyqtari që vendosi për Dan Hutrën e ka kaluar Vettingun me ndërhyrje nga të dyja palët, majtas dhe djathtas.
“Është tmerr që ai njeri ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Por lexoni çfarë thotë gjykatësi: ‘Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra’. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vettingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.