Pas më shumë se një viti të përçarë, sot do të flasë Gjykata e Apelit se kush grup në PD i takon vula e partisë. Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit rë 18 dhjetorit si legjitim.
Po sot Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.
Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
