Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bashkia reagon kundër Berishës e Vasilit për përmbytjet: Zyrtarët tuaj vodhën 21 milion euro

23:58 / April 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj i madh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përballë akuzave të opozitarëve Berisha e Vasili për situatën e krijuar në zonën e “Misto Mames” gjatë kësaj të diele, si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke drejtuar gishtin e fajit tek ish-zyrtarët e opozitës së sotme, që bllokuan – sipas saj, – projektin japonez që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.

“Dy zyrtarë të PD-së dhe LSI-së, alternativa e vetme e të cilëve për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja “të shqetësuar” pse reshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinatit. Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër, arsyen përse në zonën e “Misto Mames” pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë, sepse janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Sipas pretendimeve të Bashkisë, Berisha dhe Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë, sepse “të paktën 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Transporteve në kohën kur qeverisnin bashkë, janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhej të kishte përfunduar në vitin 2014”.

“I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se, me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish-zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milionë eurosh”, thuhet më tej në reagim.

Bashkia Tirane permbytjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.