Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vijon “beteja” në Apel për vulën e PD, grupet kërkojnë mospranimin e njëra-tjetrës si palë

11:49 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca në Gjykatën e Apelit ka nisur prej orës 11:00 për të shqyrtuar çështjen më të nxehtë të momentit. Përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa thotë se vendimi i Shkallës së Parë është marrë në shqyrtim gabim. Ndërsa përfaqësuesi i Berishës, avokati Ivi Kaso thotë se Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit.

Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Tre janë skenarët e sotëm për vendimin e Gjykatës

1-Të qëndrojë në fuqi vendimi i gjyqtarit Argon Zhukrit.

2-Vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt.

3-Kthimi i çështjes në gjykatën e Shkallës së Parë.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.