përfaqësuesi i Sali Berishës në gjyqin për vulën, Ivi Kaso tha se Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së.
“Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetar. Alibeaj është komanduar me detyrë përmes një deklarate nga sekretari i përgjithshëm, i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit”,-tha Kaso.