Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një shans i dytë/ Rihapen aplikimet për formularin A1 të Maturës Shtetërore

08:48 / April 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
matura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shans i dytë për ata maturantë apo kandidatë që nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitete. Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar përmes një shkrese se rihapen aplikimet deri në fundit të muajit majt.

Do të jenë 5 ditë në dispozicion, përkatësisht nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.

Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës. “Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim. Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.

Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor.

aplikimet Matura Shtetërore rihapen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.