Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha “kërcënon” nga protesta: Do të fshihet nga faqja e dheut kush luan me pluralizmin

13:59 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 11 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

22 minuta, kaq zgjati fjalimi i Sali Berishës në protestën kombëtare para Kryeministrisë, një protestë e cila u shua brenda 1 ore. Kreu demokrat u bëri thirirje për bashkim të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të administratës për të shpëtuar Shqipërinë. Berisha “kërcënoi”, duke thënë se kushdo që do të luajë me pluralizmin dhe demokracinë do të fshihet nga faqja e dheut. Ai tha se është koha e misionarëve që qëndrojnë në këmbë.

“Një thirrje vëllazërore do u drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të dëshpëruar, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën në vetminë e tyre. Unë u them se keni shumë arsye për të qenë të dëshpëruar dhe zhgënjyer, por kurrë nuk mund të keni arsye për të qenë indiferentë. Nuk ka gjë më vrastare për të ardhmen se indiferenca! E keqja nuk kërkon gjë tjetër për të triumfuar veç indiferencës së njerëzve të mirë si ju.

Do të fshihet nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin në Shqipëri dhe lirinë e shqipatrëve. Koha është e misionarëve e djemve dhe vajzave, të rinjve e të rejave, burrave e grave që qëndrojnë në këmbë. Historinë e keni patur të keqe me pushtime, dhimbje, vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë. Të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi. Historia na mëson sesa herë shqiptarët janë bashkuar kanë bërë mrekullitë e tyre dhe ta shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë së shqiptarëve”.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.