Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.