Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Sipas Kanunit 1 femër lahet me 7 meshkujt”- I afërmi i Etleva Kurtit paralajmëron gjakmarrje

17:38 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I afërmi i Etleva Kurtit, të cilës iu mor jeta nga autori i masakrës së trefishtë në Tiranë më 1 mars, Dan Hutra, ka paralajmëruar se familja e tyre do të hakmerret për të larë gjakun e vajzës së re.

Në një intervistë për mediat, ai iu referua Kanunit, sipas të cilit tha se gjaku i një femre lahet me 7 meshkujt.

“Shteti mund të bëjë punën e tij”- tha ai, por paralajmëroi gjakmarrje kur u shpreh se “t ë tjerët që jetojnë pas Dan Hutrës do ta marrin parasysh, i çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka.”

“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie, nuk kanë qenë njohur. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pasur rreshta me dalë nga burgu, djali i kushëririt tim është në burgim të përjetshëm, i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen.

Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë dhe e ëma duke punuar në kopësht. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisit Hutra i them se sipas kanunit të malësisë, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që jetojnë pas atij do ta marrin parasysh. I çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka”, shtoi kushëriri i babait të viktimës.

“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, është në Francë sot dhe të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Femra me kanunin e Lekë Dukagjinit lahet me 7 meshkuj.

Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye të tjera që nuk po i përmend. Por atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbësh, jo për fyti”, shtoi ai.

etleva kurti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.