Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Aksidenti tragjik me 57 viktima/ Protestë e dhunshme në disa qytete greke

23:12 / March 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në heshtje, protestuesit kanë ndezur qirinj duke formuar fjalën “dorëheqje” dhe duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta ku shkruhej “Disa nuk arritën kurrë!”

Janë mijëra grekë ,shumica të rinj që janë mbledhur para parlamentit në qendër të Athinës, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera  për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin e tyre për aksidentin vdekjeprurës të përplasjes së dy trenave në Tempi para 3 ditësh ku humbën jetën të paktën 57 persona, shumica prej tyre studentë.

Por heshtja është kthyer në britma proteste nga pjesëmarrësit që kërkojnë të jepen përgjegjësitë për tragjedinë të cilën e cilësojnë si një krim. Pasojnë konfrontimet me forcat e policisë të cilat përgjigjen me gaz lotsjellës.

E njëjta skenë edhe në Larisa dhe Selanik ku mijëra qytetarë e studentë pasi ndezën në heshtje qirinjtë, marshojnë drejt stacionit të trenit duke hedhur parulla e më pas konfrontohen me forcat policore.

Vala e protestave ka filluar prej mesditës të së premtes me mijëra studentë që mbanin parrulla ku shprehin indinjimin e tyre për jetët  humbura në aksidentin hekurudhor, ndërsa kanë shkruar fjalën “vrasës” në rrugë dhe dritaret e zyrave të operatorit të pasagjerëve Hellenic Train.

“Ne do të jemi zëri i të gjithë atyre që humbën, në mënyrë që asnjë krim të mos mbulohet dhe që dikush të marrë përgjegjësinë” – shprehet studentja Dimitra Kokkla.

“Ky krim nuk do të harrohet. Nuk do të harrohen shokët tanë të klasës të vdekur dhe asnjë prej atyre që humbën jetën në këtë aksident.Ne do të vazhdojmë që asgjë të mos mbulohet dhe fajtorët të marrin përgjegjësinë që u takon.”– thotë protestuesi Vangelis Vassiliou.

Ndërkohë në Katerinë në një prej funeraleve të para të viktimave të aksidentit tragjik, familjarë dhe miq , të veshur me të zeza, kanë përcjellë në banesën e fundit arkivolin e bardhë të një nëne 34-vjeçare të vrarë në përplasjen e trenave në Tembi.

Nga 57 të vdekur deri tani, janë identifikuar trupat e 54 pasagjerëve me anë të testeve të ADN, midis tyre edhe persona me origjinë shqiptare.

aksident tragjik Greqi proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.