Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra u la në burg nga gjykata ditën e sotme. Ai u shfaq i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.
Ai u shpreh se për të gjitha vrasjet kishte një qëllim dhe nuk ishte penduar.
“Nuk jam penduar edhe sikur të ma 5 burgime të përjetshme”, është shprehur Hutra në sallën e gjyqit.
Një tjetër deklaratë që Dan Hutra ka bërë në Gjykatë ishte: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra të tilla“
Me këtë deklaratë 40-vjeçari i referohet dënimit për akuzën “dhunë në familje”, duke u shprehur se ishte i pafajshëm.
