Një 21 vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë. E. Xh., me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit nga policia, ka rezultuar se 21 vjeçari drejtonte makinën pa leje drejtimi. Gjithashtu me datë 1 të këtij muaji, në Klos nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Postime te ngjashme
Add A Comment
