Legjenda e boksit, George Foreman dhe familja e tij shpëtuan për mrekulli pasi garazhi i vilës luksoze u përfshi nga flakët dhe shkatërroi koleksionin e tij prej 40 makinash luksoze.
Shkaku i zjarrit në vilën e tij në Huffman të Texas, nuk dihet ende por ai shkruajti në Twitter për fansat e tij se është mirë.
Autoritetet thanë se zjarri shpërtheu në garazhin që lidhet e shtëpinë e70-vjeçarit, ku jeton me bashkëshorten e tij të pestë, Mary Joan Martelly.
Megjithatë nuk dihet ende në çfarë gjendje janë makinat e dëmtuara.
Boksieri njihet për koleksionin e shtrenjtë të makinave ku përfshihet Ferrari F40 me një cmim prej 560 mijë dollarë, Corvettes dhe Rolls-Royce.
Dëmi në koleksionin shumë të rrallë mund të llogaritet në dhjetëra milionë dollarë, ku vetëm një makinë është më shumë se 1 milionë dollarë.
Foreman dihet që ka një makinë ikonë origjinale Ford GT, model që u shit në një ankad për mbi 1 milionë dollarë.




