Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Indeksi Global i Urisë: Shqipëria ka nivel të ulët por ende larg objektivave

21:14 / March 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 2dff7dc80d0ff1fdeb6b1b5aab5893fe123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria gjendet larg shteteve që kanë nivel të lartë urie sipas Indeksit Global të Urisë. Ajo renditet e 27-ta nga 121 vende të përfshira në indeksin e llogaritur për vitin 2022.

“Me notën 6.2, Shqipëria ka një nivel të ulët urie”, thuhet në raport i cili thekson se sa më afër nivelit zero, aq më pozitive është situata.

Përqindja e popullsisë që ka qenë e paushqyer në Shqipëri, ka ndjekur një tendencë rënëse ndër vite duke zbritur në 11.3% në fund të vitit të shkuar, nga 39.2% që ka qenë në vitin 2000.

Në të njëjtin hark kohor, % e vdekshmërisë nga uria e fëmijëve nën 5 vjeç është ulur nga 2.7% në 1%.

Megjithatë, ajo ende gjendet larg nivelit 0 të urisë, sipas objektivave që duhen arritur deri në vitin 2030.

Indeksi bazohet në katër tregues: % e popullsisë që janë të paushqyer; % e fëmijëve nën 5 vjeç që mbi-ushqehen; % e fëmijëve nën 5 vjeç që nën-ushqehen; % e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç.

Raporti thekson se në 15 vitet e fundit, bota ka bërë progres të vazhdueshëm në kuadër të luftës ndaj urisë, por çdo vit 3 milionë fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes. Përqindja e kequshqyerjes së fëmijëve nga viti 2014 deri në vitin 2022 nuk ka pasur përmirësim.

Të moshuarit dhe anëtarët e grupeve minoritare gjithashtu janë veçanërisht të prekur.

Një ndër 17 objektivat botërorë, është që të arrijë zero uri në vitin 2030, pjesë e fushatës së njohur “Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe drejtësinë.

Shtetet më të rrezikuara në botë për urinë janë Jemeni, Çadi dhe Zambia.

global indeksi urise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.