Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit. Nikolla shkruan se me energjinë, vizionin dhe dashurinë e tyre ata edukojnë brezat e rinj.
“7 Marsi, Festa e Mësuesit, është një ditë mirënjohjeje. Për mësueset e mësuesit që vit pas viti, ditë pas dite, orë pas ore, me energjitë, talentin, vizionin dhe dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen!”, shkruan Nikolla.