Bashkimi Evropian po dërgon ekspertë në Athinë, për të ndihmuar vendin të përmirësojë sigurinë në sistemin e tij hekurudhor pas tragjedisë me 57 të vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Ekspertët do të takohen me ministrin e përkohshëm të transportit të sapoemëruar, Giorgos Gerapetritis dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë për të eksploruar se si BE mund të ofrojë mbështetje teknike dhe të tjera.
Tema sesi Brukseli mund të ndihmojë Athinën të merret me parandalimin e incidenteve të ngjashme ishte gjithashtu në qendër të një bisede telefonike të hënën midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.