Të shumta kanë qenë aktivitetet kushtuar ditës së mësuesit në Bashkinë e Matit.
Të gjitha shkollat kanë zhvilluar aktivitete të larmishme. Nuk kanë munguar koncertet me këngë, valle, recitime dhe humor.
Kryetari Agron Malaj u ka dhuruar lule mësimdhënësve dhe nëpërmjet një kartoline ka uruar të gjithë mësuesit dhe edukatoret e kësaj bashkie.
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, u shkruan Malaj mbi 400 punonjësve të arsimit në bashkinë e Matit.
Festës së mësueve të Matit iu bashkua sot edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndoqi disa aktivitete të larmishme në shkollën 9 vjeçare “31 Korriku” dhe uroi nga kjo shkollë gjithë mësuesit e Shqipërisë.
“Gëzuar 7 Marsin! Nga shkolla “31 Korriku” në Burrel, një urim për të gjithë mësueset dhe mësuesit kudo në Shqipëri”, ishte urime i numrit dy të qeverisë.