Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërthim pak minuta pas nisjes, Japonia detyrohet të shkatërrojë raketën hapësinore

16:41 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KR RAKETA JAPONI frame 295 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tentativa e Japonisë për të “çarë” hapësirën ka dështuar. Autoritetet u detyruan të shkatërronin raketën e re pas problemeve të raportuara pas lëshimit nga Toka, duke frenuar kështu përpjekjet e këtij shteti për të hyrë në tregun e udhëhequr nga Space X i Elon Musk.

Agjencia Hapësinore e Japonisë u detyrua të aktivizonte komandën e vetëshkatërrimit në raketën H3, për shkak të një dështimi në motorin shtytës në fazën e dytë të misionit.

“Do të duhet pak kohë për të kuptuar shkakun e këtij dështimi apo për të marrë ndonjë masë. Përsa i përket kostos, ajo do të rritet. Por në fund të fundit, në një status normal operacional, që përfshin konsideratat e kostove, ne ende synojmë të krijojmë një raketë konkurruese ndërkombëtare”, deklaroi Hiroshi Yamakawa, President i Agjencisë Hapësinore të Japonisë.

Qeveria e Tokios, lidhur me testin e dështuar, shprehu keqardhje të madhe. Raketa H3 është e para me rreze të mesme e krijuar nga Japonia në tre dekada. Është prezantuar si një alternativë më e lirë ndaj Falcon 9 të Space X për lëshime private dhe të satelitëve të qeverive në orbitën e Tokës. Gjithashtu, ka një sistem të aftë për të zbuluar lëshimet raketore të Koresë së Veriut. Japonia po zgjeron bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksplorimet jashtë këtij planeti dhe synon që të dërgojë njerëz përsëri në Hënë.

Space X i Elon Musk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.