Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Refugjate në Britani, shqiptarja hyn në listën e Forbes 30

21:53 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Krissy Cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i një shqiptareje. Krissy Çela apo Kristiana Çela është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç. Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.

Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë.

Aplikacioni numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj, thuhet në profilin e hartuar nga Forbes për dyshen.

Çela ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale mbi këtë renditje duke sjellë në vëmendje historinë e saj të largimit nga Shqipëria për të hyrë me prindërit e saj në Britani në pjesën e pasme të një kamioni 20 vite më parë, një histori kjo e shume shqiptarëve që vijon ende.

“Disa nga ju mund ta dinë dhe të tjerë ndoshta jo, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Jam një femër refugjate që emigroi në Britani nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time. Shkela në palestër pa pasur si synim që të rrisja një komunitet me 6 milionë gra anembanë botës. Jack dhe unë nisëm aplikacionin EvolveYou me shpresën që të ndihmonim gratë të ndërtojnë fuqi mendore dhe fizike”, shprehet Çela.

britani forbes 30 refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.