Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Klodiana Lala zbulon qëllimin e DEA amerikane në Shqipëri

22:33 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

DEA u bëri thirrje në rrjetet sociale shqiptarëve një ditë më parë që të tregojnë se si bëhet trafiku i drogës në Shqipëri dhe kush e bën atë. Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala tha në një intervistë televizive se e DEA amerikane ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. 

Sipas saj, trafiku i drogës kryhet me mbështetjen e shtetit dhe trafikantët nuk janë të vetmit në këtë histori.   Për këtë arsye, tha ajo, DEA kërkon të ketë burime të pavarura për të shkuar tek e vërteta. 

“Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të kokainës, kaloi pa vëmendje. DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. Ka kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë mbështetjen e strukturave të shtetit. Ata duan të kuptojnë realisht se çfarë ndodh brenda burimeve të pavarura. Që do të thotë, nëse dikush vret një person, bën një masakër si e para disa ditëve, policia vendos një shumë të konsiderueshme parash, për këto që jep informacion. DEA nuk tha jap para, por duke premtuar anonimitet, duke garantuar që lufta ndaj trafikut të drogës do të jetë një luftë e pakompromis. Në një farë mënyre, ata vendosën për herë të parë të kenë një lidhje direkte për publikun sepse më në fund e kanë kuptuar atë që kemi denoncuar prej kohësh, që trafiku i drogës nuk është vetëm histori trafikantësh, por histori përfshirjesh shtetërore dhe shumë aspekte të kësaj historie po fshihen, operacionet po dekonspirohen. Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta”, u shpreh Lala.   

DEA Droga klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.