Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj, Krifca dhe stafi i AKU-së mbjellin pemë për 8 Marsin: Krenar për vajzat dhe gratë e Tiranës

13:38 / March 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 08 at 13.24.45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 8 Mars, ditën e festës së gruas, stafi i vajzave dhe grave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, dhuruan 18 pemë të llojeve të ndryshme – ullinj, mimoza, selvi, fotinia, lejlander – qytetit të Tiranës. Aksionit të mbjelljes iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi edhe qytetarë të tjerë të mbjellin pemë për festat e tyre.

“Gratë dhe vajzat e Tiranës, jo vetëm mbajnë familjet tona edhe në ditët e vështira të tërmetit e pandemisë, jo vetëm sigurohen që janë pjesa më vitale, më e disiplinuar, më produktive e administratave tona, si në bashki, si në qeveri, por janë jashtëzakonisht aktive edhe në sektorin privat, si drejtuese. Sot jemi në rreth 990 e ca mijë pemë e në punë ditësh, besoj kapim shifrën 1 milionë peme të mbjella. Sigurisht, ambicia jonë është që deri në 2030 të shkojmë në 2 milionë pemë të mbjella në Tiranë”, tha Veliaj.

Përveç Liqenit të Tiranës, kryebashkiaku tha se ka plot hapësira ku qytetarët mund të mbjellin pemë. “Një hapësirë tjetër për të mbjellë pemë, kush ka nevojë për ide, është Parku i Liqenit të Farkës. Është mushkëria e dytë e Tiranës, të cilin po e gjelbërojmë, po vendosim disa pista të vrapit, të ecjes me biçikletë. Sigurisht, këto do jenë dy parqet më të mëdha dhe sigurisht parku i Farkës na mundëson që Njësia 1 dhe Njësia 2, Mulleti, Farka, Shkoza, Dajti, të ‘shkarkojë’ atje dhe të ulet edhe pak fluksi që kemi këtu në parkun e Liqenit të Tiranës”, sqaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë i ftoi të gjithë që të shfrytëzojnë stinën për të mbjellë sa më shumë pemë. “Ftesa për qytetarët është jo vetëm për festat e 7-8 marsit, por kemi Ditën e Verës, ditën e Pyjeve, ditën e Mjedisit, kemi sebepe e ditëlindje pa fund. Disa mund të vijnë ta bëjnë këtë në park, disa mund ta bëjnë tek shtëpia e tyre, nëse kanë një shtëpi private; nëse jetojnë në pallat, mund të mbjellin poshtë pallatit të tyre. Ku ka vullnet dhe dëshirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, nëse duam të lëmë një kontribut. Nxitoni, teksa jemi në ditët e fundit të stinës së mbjelljeve dhe kam një mirënjohje e falënderim i veçantë për të gjithë. E di që shumë organizime preferojnë një vallëzim e një drekë apo darkë, por fakti që në këtë axhendë futet edhe një kontribut për Tiranën tonë, ju bën vërtet një krenari të qytetit”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se gratë gjithmonë duan të japin shembuj të mirë, si në këtë rast, ku kanë zgjedhur të mbjellin pemë për t’i shtuar ‘jetë’ qytetit. “Në ditën e gruas, ku ka më bukur sesa të lidhim forcën e gruas me fuqinë dhe prejardhjen dhe vazhdimësinë e natyrës dhe pemëve. Vendosëm së bashku me AKU-në, të ishim këtu sot për të dhënë një kontribut. Ne donim të tregonim që forca e gruas është një model në Shqipëri, edhe për faktin se gruaja e ka shkruar në historinë e Shqipërisë modelin e saj ndër vite dhe për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të tregojmë nëpërmjet shembullit të praktikave të mira të punëve të mira, sesi gruaja është edhe motor zhvillimi, por edhe një model i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë sonë. Ky sot është vetëm një shembull i vogël, një simbol i vogël për ditën e gruas”, tha Krifca.

WhatsApp Image 2023 03 08 at 13.24.36

Erion Veliaj frida krifca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.