Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në Mallakastër: Basha dhe Alibeaj janë pengje të Ramës, kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi

18:49 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Mallakastër, ku ka prezatuar kandidatin për zgjedhjet lokale të 14 majit për këtë bashki, Resmi Shanaj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndaluar te situata në PD, ku u shpreh se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë pengje të Edi Ramës. Sipas tij, kjo dyshe ka thyer çdo rekord vetëposhtërimi.

“Labirintet e shpirtit njerëzor nuk mund t’i njohë askujt. Unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut. Nga besimi duhet të udhëhiqemi. Por ai që shkelmon besimin, shkelmon mbi veten e tij. Edi Rama i ka kapur si skllevër ata dhe mendojnë se ju nuk i shihni. Ata mendojnë se shqiptarët nuk i shohin. Në 32 vite histori s’ka pasur pengje siç janë Brava dhe Alibasha.

I them dy fjalë këtij (Agron Kapllanajt), e para njëherë, po të jesh burrë dhe po të ndjehesh i njëjtë vije dhe hyje në Primare. Asnjëri nuk e pengoi. Hajde të mateshe në Primare. T’i nënshtrohemi vlerësimit tuaj, besimit tuaj dhe kjo ka marrë fund. Kurrë më kryetari i Partisë nuk do ju caktojë ju, as deputetin, as kryetarin e bashkisë.

PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet. Ne këtë do bëjmë. Ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Berisha, por pallati. Kur ti demokrat që vjen merr tender në pallat, kur qeveria i nxjerr qytetarët me forcë nga pallatet e tyre, ti bëhesh me ta. Ke 97 tendera nga qeveria. Absolutisht kjo qeveri nuk jep kurrë tender pa rryshfet.

Më mirë qëndro me ta, mos hajde këtu. Kandidati i demokratëve është Resmi Shana. Je (Kapllanaj) kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi deri më sot. S’kanë asgjë të përbashkët me asnjë qytet, janë një sekt sikur të kishin lindur në “Rilindjen” e Edi Ramës. Të bashkohemi me moralet tona të sigurt në një fitore të shkëlqyer”, tha Berisha.

alibeaj Basha bashki Mallakastër Resmi Shanaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.