Sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha në emisionin ‘Now’ se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka në dorë të shpëtojë proçesin zgjedhor.
Kaso shpjegoi se nesër, që është afati i fundit për regjistrimin e partive, Celibashi duhet të marrë parasysh faktin se dokumentacioni i Alibeajt tregon një fotografi të vjetër të PD.
Sipas tij, regjistrimi i fundit i Bashës si kryetar është ai i 2018, pasi në 2021 nuk mundi të regjistrohej për shkak të një ankimimi.