Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në 25 mars zyrtarizohen kandidatët për 14 Majin/ Rama: Do fitojmë bindshëm, kemi kundërshtarë të padenjë

10:02 / March 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryetari dhe kryeministri Edi Rama doli në një prononcim për mediat, ku ndër të tjera tha se më 25 mars do të zyrtarizohen kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sa i takon situatës në kampin blu ku vijon përçarja, ai tha se kundërshtarët janë të padenjë për të qenë në fushë.

”Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm por fitorja ku ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike. Këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama foli edhe si kryeministër, kur tha se janë bërë hapa pozitivë në rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, investimet e huaja për turizmin e deri te përgatitja e duhur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

”Jemi në një moment që përtej vështirësive si pasojë e luftës, shtrëngimeve në mbarë Europën, jemi duke ecur mirë. Kemi bërë një hapa të rëndësishëm për rritjen e pagës për mjekët specialistë të cilët do të shpërblehen duke filluar muaji Prill, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të larë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta duke nisur nga ato digjitale, të ofrojmë paga konkurruese në treg.

Procesi i integrimit në BE kërkon një rritje të numrit të drafteve ligjore, kemi nevojë të rrisim pagat dhe të kemi më të mirët në shërbim të shtetit e deri te agronomët e të tjera profesione që do të sjellin lart sistemin e pagave. Me ligjin për tatimin e të ardhurave personale heqim plotësisht taksimin mbi pagën deri në pagën 50 mijë lekë të reja, të gjitha këto shoqëruar me rritjen e ndjeshme të investimeve të huaja në turizëm na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Është themelore për burimet njerëzore për të pasur njerëzit e duhur në mënyrë që sipërmarrjet të funksionojnë”, u shpreh Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.