Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja: U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës

18:51 / March 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1678379550 finalprojekt.00012201.Still018
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000.

Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme. Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani.

Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë. Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004.

Dëshmitarja: Unë jam … nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat.

Na tregoni…

Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)

Po

Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja.

Ku ka ndodhur vrasja?

Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë

Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…

Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej  Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit.

Ku jeton ky?

Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar

Sa persona kanë marrë pjesë në krim?

Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t’i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave.

Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar?

Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat  e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur.

Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat?

Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë. / Report tv

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.