Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lubonja: Ju interesuan ndërkombëtarët jo shqiptarët/ Alibeaj: PD s’cënon marrëdhëniet me partnerët

22:24 / March 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA ka shkaktuar debat në studion e “Open”. Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se grupimit të Alibeaj i ka interesuar një vendim i tillë ndaj edhe nuk është kundërshtuar, pasi sipas tij një vendim i tillë i duhej atyre që po luftonin Berishën. Ai u shpreh se grupimi i Alibeajt duhet të bëjë mea culpa sepse u interesoi më shumë mbështetja e ndërkombëtarëve se sa interesi i shqiptarëve.

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, u shpreh se Partia Demokratike nuk do të cënonte kurrë marrëdhëniet me partnerët strategjik si SHBA, por se kjo nuk ishte arsyeja e vetme për një qëndrim të tillë.
“PD duhet të vazhdojë pa cënuar orientimin e saj, ky është qëndrimi që unë kam mbajtur në atë kohë”, tha ai.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Lubonja: Teza që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, nënkupton që nuk keni asnjë problem me këtë. Pra gjithçka që është thënë më herët nga ju, që ikët nga Kuvendi se s’ka kuptim, se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira etj, ju i zeroni, dhe këto po i marr në një skenar që e merrni ju pushtetin do thoni erdhëm me të drejtë gjykate. Basha e dinte dhe ju që kishit ndërkombëtarët kundër. Kjo është historia e shkeljes së ligjit që ata pretendonin se do të vinin këtu të bënin një drejtësi të drejtë.
Do merrni 20 mln dollarë rrogë ata të lëvruara nga Europa që s’mund ti merrnin sepse u kishte mbaruar mandati. Ju si opozitë ju dha drejtësia të tregonit se ishte një drejtësi e kapur. Ju as e bëtë çështje fare sepse ju duheshin ndërkombëtarët jo shqiptarët. E kaluar pasi ata i kishin marrë lekët.

Alibeaj: Kjo është sipas optikës suaj. Nuk është kështu.

Lubonja: Amerikanët shpallën Berishën non grata, unë do ju respektoja sikur më herët të bënit luftë në PD për kryetarin që ka mbajtur një parti me korrupsion, më në fund vjen edhe një ndihmë amerikane dhe ju triumfuat. Ju e hoqët duke i bërë edhe lëvdata pa fund vetëm sepse kështu duan amerikanët.

Del një histori që këtu ka lobingje, jo se nuk kishte Berisha korrupsion, ju duhet tu thonit që korrupsioni i tij ishte problem i Ramës por duhet të kuptonit që ka lobing që u kujtuan për Berishën. Në këtë moment ju mbani një heshtje totale kur duhet të bëni mea kulpa, besuam por ramë viktimë e një intrige. Por ju duhej ky zotëria.

Në emër të qëllimeve të ngushta të grupit, ju nuk keni parë interesin kryesor që ka vendi sot që është bashkimi i opozitës për të shmangur një rrezik më të madh. Ju shikoni sëmundjen e rrezikshme të fuqizohet dhe shkoni tek sëmundja e tretë.

Alibeaj: Vetingu. Nuk di nga e gjetët këtë historinë 20 mln. Vetingu është miratuar nga 140 deputetë. Dy alternativa kishte, të vijonte me të gjitha të metat e veta dhe të vijonte në dy organe…
Zgjatja e vetingut ishte një nga kushtet e BE. Do bëj gjithçka për aq sa çkam që për çështje që kontribuojnë për integrimin, do ta votoj sot nesër e kurdo.

Unë nuk jam bolshevik, antiimperialist amerikan. Unë jam Enkelejd Alibeaj që ka mbajtur qëndrimet e veta. PD e Shqipërisë nuk mund të cënojë marrëdhëniet me partnerin strategjik që janë SHBA. Por nuk ishte vetëm kjo arseja për qëndrimin për non-grata. PD duhet të vazhdojë pa cënuar orientimin e saj, ky është qëndrimi që unë kam mbajtur në atë kohë.

Lubonja: Një ambasador nuk mund të jetë Amerika. Nëse ti nuk e di nuk paske qenë në parti.

Enkelejd Alibeaj Fatos Lubonja Nderkombetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.