Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Synon të tmerrojë shqiptarët”/ Berisha akuzon Ramën: Shembja e banesave 50-vjeçare, akt mafioz

18:49 / March 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kavaja, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po synon të tmerrojë qytetarët shqiptarë me vendimin për vlerësimin dhe shembjen e ndërtesave 50-vjeçare.

Ky vendim, sipas ish-kryeministrit, po i hap rrugën mafiozëve dhe qeveritarëve që të investojnë dhe t’u vjedhin trojet qytetarëve shqiptarë.

“A nuk është akt genocidal, kur autorizon veten për të shkatërruar çdo banesë që do ti, për shkak se janë 50-vjeçare, ndërkohë që janë 300 mijë banesa të tilla në Shqipëri. Ky akt synon të tmerrojë shqiptarët. Ky akt synon t’u plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët dhe qeveritarët” – tha ndër të tjera Berisha.

Duke u ndalur tek skandali “McGonigal”, Berisha tha se kjo është vetëm një nga çështjet për të cilat akuzohet kryeministri Edi Rama.

Berisha: Në pallatet e organizatave kriminale, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri nga zgjedhjet. Sot, kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, që do e marrë nga mbarë shqiptarët. Vitet e fundit, PD-ja përjetoi kalvare me skenare, përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafies shqiptare, mafies ndërkombëtare të asgjësimit të saj.

Të gjitha këto vetëm sepse këta mafiozë shqiptarë, amerikanë dhe çfarëdo kombi ishin, kishin një qëllim që të forconin pushtetin e Edi Ramës që të bashkësundonin me të, në mënyrë që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia. Të sundonin antishqiptarët. Ju u ngritët me guxim, të vendosur dhe të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besonit. Në Kavajë gjejmë qytetarë që kishin ruajtur në shpirt, vlerat më të mira të njeriut.”

akuza Berisha ndertesa Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.