Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U vra në betejën për Bakhmutin, i jepet lamtumira Heroit të Ukrainës

09:38 / March 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ZELENSKI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra njerëz, përfshirë presidentin e Ukrainës, i dhanë lamtumirën e fundit në Kiev “Da Vinçit”, një hero lufte që u vra nga rusët në betejën për Bakhmutin, pikën “më të nxehtë” të frontit në Ukrainën lindore .

Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin morën pjesë në homazhet e nderit në Sheshin e Pavarësisë në qendër të kryeqytetit për të nderuar Dmytro “Da Vinçi” Kociubailo, një vullnetar 27-vjeçar që komandonte batalionin “Ujqërit” të Da Vinçit”.

Dmytro “Da Vinci” Kochiubailo ishte luftëtari më i ri që u nderua nga Zelensky, në dhjetor 2021 , me Urdhrin e Heroit të Ukrainës, nderimi më i lartë i vendit.

I pranishëm në shesh, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Valery Zaluzny, u gjunjëzua pranë arkivolit. “Rruga drejt fitores tonë është shumë e vështirë. Dhe çmimi i fitores është jeta e luftëtarëve tanë, qytetarëve më të mirë ukrainas që mbrojtën vendin me armë në dorë. Të jeni të sigurt se nuk do të kufizohemi vetëm në hakmarrjen (vdekjen tuaj), me siguri do të fitojmë. Pusho në paqe, miku im”, tha Zaluzny.

Në vitin 2014 “Da Vinçi” u plagos rëndë nga një predhë tanku në Pisky, rajoni Donetsk. “Pas shërimit dhe tre muajve rehabilitim, ai u kthye në front, ku vazhdoi të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.

Në vitin 2016, Kociubailo u bë komandanti më i ri në historinë e ushtrisë ukrainase.

A farewell ceremony for the deceased Hero of #Ukraine Dmytro "Da Vinci" Kotsiubailo is taking place in #Kyiv today.

President of Ukraine Volodymyr #Zelenskyy and Prime Minister of #Finland Sanna #Marin paid tribute to the fallen hero. pic.twitter.com/cat8l8TGqy

— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2023

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.