Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulohen mesazhet tallëse të politikanëve në WhatsApp teksa Covid përhapej në Itali

10:54 / March 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 53d6f699a7cf54ebeaff69710d84206f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesazhet e shkëmbyera në WhatsApp midis politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë të shëndetësisë në fillimin e pandemisë zbulojnë sesi liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit pasi u bë epiqendra e Covid në Europë, ndërsa dukej se talleshin me rolin e Italisë në përhapjen e virusit.

Mesazhet janë pjesë e padisë së familjarëve të viktimave, i cili bëri që prokurorët të vendosin nën hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë të dyshuar si fajtorë për përkeqësimin e epidemisë dhe vrasje, referuar reagimit të qeverisë në fillim të pandemisë.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit keq nga koronavirusi, ku rasti i parë lokal i konfirmuar daton më 21 shkurt 2020 në Codogno, Lombardi. Disa vende të tjera europiane raportuan më pas rastet e tyre të para, të gjitha që kishin të bënin me infektimet në Itali.

Sidoqoftë, në një mesazh WhatsApp të shkruar më 5 mars 2020, ish-ministri i shëndetësisë Roberto Speranza i thotë një kolegu se “ne duhet të shfrytëzojmë” një raport që pretendon se rasti i parë i koronavirusit në Europë u zbulua në Gjermani për të mbrojtur imazhin e Italisë.

Të nesërmen, Giuseppe Ruocco, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, u tall me rastet e zbuluara në Europë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia. “Sot infektuam me Covid 2 njerëz në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë…dhe ndoshta 1 në Gjermani,” shkroi ai.

Hetimi nisi nga prokurorët në Bergamo, provinca e Lombardisë më e prekur nga vala e parë e pandemisë. Bergamo regjistroi 6,000 vdekje gjatë valës së parë të virusit dhe prokurorët thonë se 4,000 mund të ishin parandaluar nëse Bergamo do të ishte karantinuar menjëherë.

Në mesazhe të tjera, lexohet se dy zyrtarë rajonalë të shëndetësisë, Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi, flasim për përpjekjet e politikanëve për të fshehur të vërtetën e situatës asokohe. A e di se çfarë tha presidenti [i Lombardisë]?” ka shkruar Andreassi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. I thashë: “Epo, sikur jemi në Kinë.” Ai u përgjigj se ne jemi më keq se Kina – të paktën atje ka një diktaturë.”

Një tjetër element i hetimit është mungesa e një plani kombëtar të përditësuar në lidhje me pandemitë. Plani i fundit i Italisë daton në vitin 2006.

Të gjitha të dhënat janë paraqitur para një gjyqtari, i cili do të vendosë nëse do t’i dërgojë ose jo në gjyq. /Guardian

covid Itali politikanët Whatsapp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.