Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Iku nga Kadastra, Artan Lame: Largimin e konsideroj si dhuratë për ditëlindje

13:48 / March 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lame 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame dha një këshillë për drejtuesen e re, Dallëndyshe Bicin.

 Lame foli për punën në të gjithë këto vite. “Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren.  Me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës.

Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qederi përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.

I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju.

Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.

Artan Lame kadastra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.