Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KPK shkarkoi kryegjyqtaren, ja problemet që i kushtuan vendin e punës

16:19 / April 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albina spaha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spaha u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Komisioni e gjeti atë gjatë hetimit administrativ me probleme në kriterin e pasurisë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Genta Tafa (Bungo) anëtare dhe Pamela Qirko relatori vendosi në favor të shkarkimit pasi e hetoi Spahan në të tre kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore Spaha u përball me një sërë dyshimesh mbi burimin e ligjshëm të pasurive të saj. Sipas relatores ajo nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe kursimet ndër vite. KPK po ashtu gjeti disa shuma në llogari bankare që sipas relatores nuk ishin deklaruar dhe nga analiza financiare rezultoi një bilanc negativ prej 6.3 milion lekësh.

Spaha u mbrojt duke pranuar si pakujdesi mosdeklarimet. Po ashtu ajo kërkoi që të përfshiheshin në analizë të ardhurat e bashkëshortit sipas asaj që ajo kishte deklaruar.

Në këtë pikë Spaha u duk se ishte në një situatë të ngjashme me magjistratë të tjerë dhe ngjashëm ajo fajësoi kompanitë e ndërtimit që kishin punësuar të shoqin që nuk kishin paguar sigurime dhe tatime për rroga të plota.

Gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se ajo nuk kishte probleme në kriterin e figurës dhe u vlerësua pozitivisht në kriterin e profesionalizmit. KPK nuk u shpreh për 5 denoncime që kishte marrë por tha se do i shpjegonte në vendim. BIRN


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrollit/ Pranga 57-vjeçarit në Lushnje

16:05 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.