Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nuk i ndal akuzat ndaj Yuri Kim: Kongresi i SHBA dhe FBI të hetojnë veprimtarinë e saj në Shqipëri

19:26 / March 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për Bashkinë Korçë, Ledina Alolli.

Ish-kryeministri tha se vendi është në kohë të vështirë dhe se ka nevojë për vendime të mençura, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Sipas tij, diplomatja ka ndërhyrë në gjykatë kundër opozitës dhe se me përpjekjet e saj po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese antiligjore për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që rekrutoi kryezbuluesin e SHBA-ve. Dhe kjo është McGonigalja me fustan guvernatorja Yuri Kim. Këtu nga Korça do t’i shtoj një pyetje. Ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës që e pranoi edhe vetë, në cilin parim e bazon? Të ka porositur eprori yt? Kurrën e kurrës! Eprori yt është për shtetin ligjor, për pavarësinë e drejtësisë, për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama. Njësoj si ka korruptuar kundërzbuluesin e FBI-së, të ka korruptuar edhe ty. Çfarë të shtyn tzy zonjë? Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur për dekada në Bangladesh jashtë çdo standarti vijnë në gjirin e Vlorës ndërkohë se ne kemi përdorur energji më shumë se kurrë në historinë tonë. Kushtojnë 90 mijë dollarë qira për qytetarët shqiptarët dhe Yuri Kim i inaguron me praninë e saj. T’u kërkojë falje shqiptarëve për këto shushunja. Inspektori i DASH dhe Kongresi i SHBA-ve dhe FBI të hetojnë Yuri Kim sepse ajo e ka humbur reputacionin e SHBA-ve më shumë se kurrë ndonjëherë”- u shpreh Berisha.

Berisha fbi Kongresi i SHBA Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.