Në Mitrovicë u mbajt manifesti përkujtimor “Eksod ’99”, aktivitet i perbashket mes Bashkise së Kukesit dhe komunes se Mitrovices.
Ne fjalen e rastit kryebashkiaku i Kukesit Shehu tha se: “20 vite me pare, Kukesi beri detyren ne pritjen e madhe e bujare te vellezerve te shperngulur me dhune nga trojet e tyre etnike.
Sot jemi te vetedijshem se ajo sakrifice e kontribut eshte kthyer ne prosperitet e zhvillim te perbashket ekonomik, social, e kukturor drejt rruges se integrimit europian. Kosova eshte ne pritje te liberalizimit te vizave e Shqiperia te fteses per anetaresim ne BE. Dy shtetet e nje kombi duhet te punojne me shume per integrimin e perbashket dhe zhvilimin ne te gjitha fushat. Sot Mitrovica eshte ne qender te vemendjes kombetare dhe bashkimi i saj eshte nje obligim kombetar, per te cilin urojme te ndodhe sa me shpejt. Jam i privilegjuar qe sot jam pikerisht ne Mitrovice, ku pas 20 vitesh situata ka ndryshuar dhe mund te themi se jemi ne rruge te mbare e pa kthim prapa.” – përfundoi kryebashkiaku Shehu.
Vleresime maksimale per pritjen vellazerore dha edhe kryetari i komunes se Mitrovices, Z.Agim Bahtiri i cili falenderoi banoret e Kukesit per ate çfarë bëne, ne nje kohe kur Shqiperia ne pergjithesi e kukesianet ne veçanti kishin veshtiresi te shumta ekonomike, e megjithate arriten te perballojne te paimagjinueshmen, me me shume se 500 mije te shperngulur.
“Kjo sakrifice nuk mund te harrohet asnjehere, ndaj iu falenderojme me gjithe zemer.”- u shpreh z.Bahtiri.
Kryetari i komunes se Mitrovices, Bahtiri akordoi mirenjohje per bashkine e Kukesit, per kontributin e dhene gjate luftes se vitit 1999. Gjate ceremonise, te ftuarit ndoqen edhe nje program artistik te perbashket me artistet e Kosoves dhe rapsodet e Kukesit.