Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hiqeshin si turistë/ Policia e Vlorës arreston 4 rumunë, po transportonin 260 kg kanabis drejt Greqisë

19:01 / March 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1678729813 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka njoftuar realizimin e një operacioni antidrogë gjatë ditës së sotme. Në pranga kanë rënë 4 rumunë, të cilët janë kapur duke transportuar 260 kg lëndë narkotike kanabis drejt Greqisë.

Policia bën me dije se ka dyshime se për llogari të 5 bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë të cilët janë shpallur në kërkim, shtetasit rumunë kamufloheshin si turistë dhe udhëtonin drejt Shqipërisë të ndarë në dy çifte me dy automjete “Camper”.

Të arrestuarit janë M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe ndërkohë që po punohet për kapjen e shqiptarëve.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe 2 automjete ‘kamper’ me targa rumune që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Njoftimi:

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”.

Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Droge rumune ruune Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.