Ndërtohet skema se si u larguan autorët e atentatit në Don Bosko ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën pesë persona të tjerë, ndërsa mbesa e 58-vjeçares u lëndua nga xhamat e thyer në vendngjarje.
Mësohet se autorët kanë mbërritur nga zona e cila njihet si shinat e trenit vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi krimi. Në momentin që automjeti tip BMW është afruar përbri lokalit dhe dy vrasësit kanë dalë, të gjithë personat e plagosur kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli ndaj dhe shumica e plagëve janë në pjesën e kurrizit.
I vetmi person që ka qenë në këmbë ishte Mimoza Paja. Sipas dëshmive të dhëna në policia, autorët kanë qëlluar tri herë me breshëri ndërsa plumbat kanë prekur edhe pjesë të sipërme të xhamave të lokalit.
Nga të shtënat humbi jetën 58-vjeçarja ndërsa menjëherë të ndihmuar dhe nga një person i tretë në rolin e shoferit.
Ata u larguan nga vendngjarja në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë-Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe dogjën automjetin në fshatin Likmetaj.
Policia ka sekuestruar një kamera sigurie disa metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Aty shihen dy persona që dalin nga automjeti por për shkak të distancës nuk bëhet identifikimi i tyre.