Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro është fotografuar duke mbajtur një armë në brez.
Në momentin kur ishte duke vendosur një kurorë në monumentin për viktimat e fatkeqësive të minierave në Poloninë qendrore, era e fortë i zbuloi pistoletën tip “Glock”.
Ziobro sqaroi në një konferencë shtypi se ai ka marrë lejen për t’u pajisur me një armë, pasi ndihej i kërcënuar nga një bos i krimit të organizuar, i cili bënte thirrje vite më parë për vrasjen e tij.