Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

PD nuk duhet t’i dorëzoj “kokën në sini”, Berishës

20:47 / March 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Komisioneri i Zgjedhjeve, hodhi poshtë për herë të dytë kërkesën e Partisë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhje, për shkak të mos pranimit të dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe regjistrimin me drejtuesit e rinj që janë në krye të PD prej një viti. 

Vendimi është i bazuar qartazi tek vullneti politik i Komisionerit i shprehur dhe publikisht se legjitimiteti i PD i takon Sali Berishës. Pastaj vullnetin e tij ai e ka ilustruar me detaje proçedurale nga zhvillimet brenda PD. Kjo është taksa që duhet të paguajmë gjithnjë për lobimet politike që zgjedhin Komisionerin e zgjedhjeve. Dhe Çelibashi në këtë pikë i është mirënjohës Sali Berishës.  

Tani ky nuk është më një debat ligjor, por politik. Shtigjet ligjore ku do të gjarpëroj kjo çështje mund ta lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve.  

Nga ana tjetër Sali Berisha i cili është i pashpresë të marr vulën e PD, po përgatitet duke mbledhur firma të hyj në koalicion me dy parti të veta. Pra përtej pretendimeve se është përfaqësues si PD Berisha nuk ka turp ta konsideroj teknikalitet faktin që nuk ka marrë vulën dhe po gjen zgjidhje për tu futur në zgjedhje. 

Të njëjtën gjë duhet të bëj gati dhe Partia Demokratike. Unë uroj shumë që KAS apo Kolegji zgjedhor ta hedhin poshtë vendimmarrjen politike të Celibashit, por kjo nuk mund të diktoj vullnetin politik të Partisë Demokratike.  

Partia Demokratike duhet të demonstroj që ka qëllim dhe objektiv të hyj në zgjedhje dhe të konkurrojë. Dhe ky qëllim duhet të predominoj mbi gjithë kulisat për ta lënë atë jashtë zgjedhjeve. Natyrisht që duhet ndëshkuar Celibashi madje duhet kërkuar dhe shkarkimi i tij, por qëllimi i këtij procesi nuk është lufta me Celibashin, por beteja për tu përfaqësuar në zgjedhje. 

Vendosmëria e Lulzim Bashës për të mos e konsideruar veten kryetar i PD është legjitime, ashtu sic është legjitime kërkesa e Alibej që të konsiderohet kryetar i PD. Por kjo gjë nuk vlen si qëllim më vetvete. Nuk vlen për histori, nuk vlen për muzeun e PD. Ajo vlen vetëm nëse ata arrijnë të përfaqësojnë si të tillë PD në zgjedhje.  

Nëse KQZ ua bën të mundur pjesëmarrjen në zgjedhje, bazuar mbi këtë status të pretenduar të tyre, ata duhet të zgjedhin nëse duhet të ruajnë gradat e tyre formale për të vënë në muzeun e PD, apo të ruajnë përfaqësimin e PD në zgjedhje dhe të hyjnë në zgjedhje.  

Truket teknike me të cilat duan ti lënë jashtë zgjedhjeve, eliminohen po me truke teknike, nëse ata kanë vullnet të marrin pjesë në zgjedhje. Mbi të gjitha ata duhet të mos i dorëzojnë “kokën në sini” Celibashit për t’ia servirur Berishës si trofe. Pas 14 Majit, nuk vlen më asgjë, nëse nuk futen në betejë. 

dorezoj koken Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.