Vendimi i KQZ për mos regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka ashpërsuar tonët mes të ftuarve në “Open”. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike ka debatuar me gazetarin Mentor Kikia dhe analistin Agim Baçi.
Pjesë nga debati në studio:
Baçi: Zvarritja ka banalizuar jetën në PD, por do ishte e ndershme nga Berisha që mori përsipër të bashkojë opozitën, të mos luftojnë me gjykatën e të gjejnë një rrugë politike për të bërë bashkë opozitën.
Bumçi: Prano ku është shumica
Baçi: E ka Berisha. Ajo që më shqetëson mua është që Berisha nuk ka treguar vullnet për tu bashkuar. Përgjegjësia i takonte atij.
Bumçi: Bashkimi është temë tjetër nga vendimi i gjykatës.
Kikia: Berisha ka qenë i përgatitur pasi edhe pa u marrë vendimi kishte gati planin e koalicioneve
Bumçi: Nuk kemi hyrë pa koalicione
Kikia: Nuk është njëlloj nuk ke logo
Bumçi: Koalicioni ka logon e vet
Kikia: në PD kanë qenë të qartë për këtë skenar ndaj Berisha mendoj se nuk priste të regjistrohej sepse nuk mund të firmosi një dokument e ta dërgojë në KQZ. Surpriza është tek këto të tjerët ndaj kanë shpërthyer sot.
PD nuk e vendos as gjykata as ne, por duam apo jo një parti nuk është kuvendi i burrave që mblidhen kë b*tha e rrapit në fshat e thonë jemi ne. Ka nevojë për letra.
Bumçi: Kemi depozituar në gjykatë gjithçka
Kikia: Shumicë në PD është ajo e drejtuar nga Berisha, por me apo pa të drejtë, në mënyrë të qëllimshme apo jo, në Gjykatën e Tiranës kryetar i PD është regjistruar Basha.
Bumçi: Ka dhënë dorëheqjen publikisht.
Kikia: Ore le të vrasë veten ai
Bumçi: Nuk ka delegim kur jep dorëheqjen.