Kapriço dhe rezultat i bindjeve politike, e quan deputetja e PD-së, Orjola Pampuri pjesë e grupit të Alibeajt, vendimin e djeshëm të komisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e PD-së. Deputetja tha se futja në skenë e Lulzim Bashës është e panevojshme, pasi PD sipas saj ishte në rregull nga ana e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje lokale të 14 Majit.
“Marrje vendimesh të ndikuara. Ka marrë vendim të njëanshëm totalisht të ndikuar nga bindjet e tij personale. Dhe ky është problem i Shqipërisë. Marrin vendime nga bindjet e tyre personale të nxitur nga eprorët e tyre, totalisht nga Rama.
Kushdo që e ka parë me syrin kritik dhe e ka parë me mendje të ftohtë në këtë konkluzion të arrinte. Është pa sens që partia më e madhe opozitare PD, pas 32 vitesh nuk regjistrohet për një kapriço.
Ç’u duhej atyre do e firmoste apo jo Basha? Për aq kohë sa çdo dokument ishte legjitim dhe brenda çdo konturi ligjor, është një debat antishterp. Nëse s’do kishte survejim siç kishte aty edhe vendimi do ishte si të do donte Rama. S’është Basha arsyeja e pengesave të PD”,-tha Pampuri.