Sidney Holmes u përlot kur gjykata e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rihetoi rastin e tij dhe u shpall i pafajshëm.
Ai ishte dënuar me 400 vjet burgim për një grabitje të armatosur, ndërsa qëndroi në burg 34 vjet .

Holmes, tashmë 57 vjeç, tha se nuk ka urrejtje dhe se “duhet të vazhdojë përpara”, edhe pse ka kaluar gjithë këto vite në burg.
Amerikani ishte arrestuar në verën e 1988-s, pasi ishte parë duke vozitur veturën e tipit “Oldsmobile Cutlass”, e cila dyshohej se ishte përdorur për grabitje.
Gjatë grabitjes ishin vrarë edhe disa persona të pafajshëm. Holmes ishte dënuar para kësaj vepre edhe për raste të tjera, e si masë ndëshkuese, ishte vendosur që të dënohej me 400 vjet burgim.
