Arben Ahmetaj ka munguar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Teksa BKH ka kryer kontrolle në banesën e partneres dhe ish-gruas së Arben Ahmetaj, ky i fundit duket se ka vendosur të “tërhiqet” nga jeta publike.
Ndërkaq, Rama ka dhënë porositë të bashkërendimit të punës ndërmjet deputetëve, drejtuesve politik, kandidatëve dhe ministrave.
Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.
Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.
