Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha dhe Meta zyrtarizuan koalicionin, reagon Evi Kokalari: Fundi i Rithemelimit

22:29 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evi kokalari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evi Kokalari e ka quajtur fund të ‘Rithemelimit’ koalicionin e zyrtarizuar mes Metës dhe Berishës ‘Bashkë-Fitojmë’ që dorëzoi mbrëmjen e sotme aplikimin për regjistrim zyrtar në zgjedhjet e 14 majit nën siglën dhe logon përkatëse.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Kokalari u shpreh e keqardhur që ka qenë pjesë e lëvizjes së Rithemelimit, duke u shprehur se egoja personale ka marrë peng çdo gjë të mirë që ka mbetur në Shqipëri, duke iu referuar qëllimeve të Metës dhe Berishës.

“Koalicioni i sotëm është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri. Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje. Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend”-shkruan Kokalari.

Mbrëmjen e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kryesohet nga Partia e Lirisë. E dyta në renditjen e partive përbërëse të koalicionit, është edhe Partia Demokratike e Berishës, gjë që pritet të sjellë edhe kthimin e kërkesës për këtë koalicion pasi KQZ nuk e ka pranuar regjistrimin e PD-së së kryesuar nga ish kryeministri, me argument se Basha është ende kryetari ligjor i partisë. Pjesë e koalicionit janë edhe Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. 

Ndërkohë, vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.

Evi Kokalari koalicion rithemelimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.