Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braimllari tregon si do caktohen listat e këshilltarëve bashkiakë nga opozita

22:38 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braimllari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në “Ora e Betit” shpjegoi sesi do të proçedojë koalicioni opozitar me caktimin e emrave për këshilltarë bashkiakë.

Braimllari: Fokusi kryesor i Partisë së Lirisë janë këshillat bashkiakë dhe patjetër mbështetja e drejtëpërdrejtë e kandidatëve të primareve. 61 kandidaturat kanë dalë nga primaret, kanë mbështetjen tonë maksimale. Jemi një ekip i vetëm. Fitorja e një kandidati është pjesë e suksesit të këtij blloku opozitar ashtu sikundër humbja e një kandidati ka të bëjë me këtë bllok.

Marrëveshja është shumë e qartë. Do të merret për bazë rezultati që kanë pasur partitë në bashki të caktuara. Nuk është qëllimi të kushtëzojmë. Ne kemi vetëm një kusht, betejë të drejtëpëdrejtë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliaj për të çmontuar këtë sistem monist dhe klientelist që Rama ka vendosur në pushtet qëndror dhe Veliaj në bashkinë e Tiranës. Gjithçka tjetër është e negociueshme.

Opozita dorëzoi mbrëmjen e kësaj të mërkure në KQZ kërkesën për koalicion në zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni do të mbajë emrin “Bashkë Fitojmë” dhe pjesë e saj janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.

Në marrëveshjen për koalicion mes partive është autorizuar kreu i PL-së, Ilir Meta, ose i autorizuari prej tij, që të paraqesë në KQZ kandidatët për kryetarë bashkie, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit.

Endrit Braimllari Keshilltaret listat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.