Hyrja e këngëtarit Lorenc Hasrama në Big Brother VIP shkaktoi trazira. Disa media hodhën dyshime se ai është ish i dashuri i Keisit. Shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.
Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani, i cili është shprehur i revoltuar për këto lajme duke sqaruar se me Lorencin ka miqësi të përbashkët.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët”, shkruan Sabiani.