Mediat greke i kanë bërë jehonë Big Brother në Shqipëri. Ky format është rikthyer muajt e fundit për teleshikuesit në Shqipërinë fqinje në një version “All Stars”, thuhet në komentin e tyre, ndërsa aty është kënduar greqisht.
“Reality shoë ka këngëtarë dhe influencues, aktorë dhe sportistë dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpinë e Big Brother, duke u përpjekur të qëndrojnë sa më shumë që të munden, pa u dëbuar nga teleshikuesit”.
“Në një nga pasditet e tyre të zakonshme në shtëpinë e Big Brother Shqiptar, dy konkurrentët, tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtari Luiz Ejlli, të cilët kishin përfaqësuar vendin e tij në Eurovizion në vitin 2006 në Athinë, vendosën të këndojnë greqisht”.
“Çfarë zgjodhën? Një nga këngët më të njohura të Giorgos Mazonakis, “Zilevo”, të cilën ata e interpretuan me mjeshtëri. Në fakt, ata u përpoqën të kërcejnë diçka si një çiftetel”.
“Vlen të theksohet se fragmenti i veçantë nga reality show u ngarkua në YouTube dhe arriti të tejkalojë shpejt 250,000 shikime” thuhet në komentin e Greek City Times.